Futbollisti i Kastriotit çudit me deklaratën: Skuadra e Kastriotit do të jetë në 5 vendet e para

Silvio Zogaj ka çuditur me deklaratën e dhënë në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“ . Futbollisti i Kastriotit ka thënë me besim të plotë se sipas tij, ekipi krutan do e përfundojë kampionatin në 5 vendet e para. Një deklaratë disi e guximshme, duke qenë se në letër Kastrioti shihet si një skuadër që do të përpiqet të sigurojë qendrimin në “Abissnet Superiore“.

“E kam thënë dhe do vazhdoj ta them. E besoj dhe nuk e them pa baza, mendoj që me organikën dhe me lojrat që kemi treguar, unë do jem gjithmonë i mendimit që skuadra e Kastriotit do të jetë në 5 vendet e para. Por kjo duhet treguar në fushë, nuk mund të tregohet me fjalë. Por nga ajo çfarë shikoj në stërvitje dhe nga ndeshja në ndeshje këtë mendoj”, ka thënë Silvio Zogaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online