“Futbollistët mund të dëmtoheshin”, Muça ishte kundër zhvillimit të Skënderbeu-Partizani

0

Qyteti i Korçës është i njohur për temperaturat mjaft të ftohta në stinën e dimrit, si dhe gjithashtu për reshjet e shumta të dëborës. Ndeshja Skënderbeu-Partizani e përfunduar me fitoren e kryeqytetasve ishte mjaft e veçantë pasi gjithë sipërfaqje e barit të fushës ishte e mbuluar nga dëbora, çka e bëri mjaft të vështirë qarkullimin e topit nga të dyja skuadrat.

Ndërkohë Shkëlqim Muça, i cili ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, u shpreh se ndeshja nuk duhet të ishte luajtur, pasi kushtet ishin të pafavorshme. Gjithashtu nuk ka ngurruar të kritikojë vendasit për mos marjen e masave paraprake, për përmirësimin e cilësisë të fushës.

Sipas tij dy golat e shënuar shpejt nga ana e Partizanit, e penalizuan skuadrën korçare të cilët e kishin të pamundur ta kthenin ndeshjen në ato kushte të vështira. Me një fushë më të mirë, Partizani nuk do ta kishte të lehtë fitoren.

“Skënderbeu duhet të kishte marrë masa për pastrimin e fushës, nuk mund të luhej në ato kushte. Futbollistët mund të dëmtoheshin aty. Partizanit, dy golat e shpejtë i dhanë shumë qetësi, më pas flitej vetëm për administrim të lojës. Në një fushë të mirë, të kuqtë nuk do e kishin kaq të lehtë, pavarësisht cilësive që kanë”.- u shpreh Shkëlqim Muça. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.