Batha, Asani dhe Muçi/ Formacioni i javës në Superiore, Teutës i nevojitet sulmi në nivelin e mbrojtjes

Java e 14 e Superiores është mbyllur, ndërsa “Sport Ekspres” ka zgjedhur formacionin e javës. Atje dallohen Idi Batha që vazhdon të bëjë rolin e sulmuesit te Tirana dhe Jasir Asani që po kthehet në formën më të mirë te Partizani, duke i ndihmuar të kuqtë që të arrijnë fitoren ndaj Skënderbeut. Adili përfshihet tek më të mirët pasi po jep shumë siguri te Vllaznia, por për t’u theksuar është edhe vazhdimësia mbreslënëse e Arapit te Teuta. Nëse durrsakët do të kishin sulmin në nivelin e mbrojtjes, ndoshta mund të ishin duke kryesuar së bashku me Vllazninë. Më poshtë gjeni edhe vendosjen nën analizën e Oltijon Kërnaja:

1-4-3-3

Frashëri- Bylis tentoi të surprizonte në dy tre raste, edhe kur ndeshja ishte akoma me rrjeta të paprekura, por Frashëri i neutralizoj. Gardiani i Teutës ishte në lartesinë e duhur.

Sota- Çdo dyluftim i fituar për talentin e Apolonisë, me sulmin e Laçit!  Premton shumë.

Adili- Është ai lideri i kësaj Vllaznie, fiton çdo luftim, por më kryesorja se çdo aksion i Vllaznisë fillon nga këmbët e tij!

Arapi- Kapiteni vazhdon të tregojë cilësitë prej lideri! Nëse sulmi i Teutës do ishte në nivelin e mbrojtjes, Teuta do ishte ne vendin e parë.

Ismajlgeci- Ndeshje shumë e mirë nga talenti bardheblu që tregon edhe njëherë rëndësinë e madhe për skuadrën.  Aktiv në të dyja fazat e lojës. Duhet të kesh cilësi, që të arrish Kombëtaren nga kampionati shqiptar, prandaj nuk janë rastësore paraqitjet fantastike të mëngjërashit nga Tropoja.

Broja- Ndeshje në terren të mbuluar nga dëbora, kërkonte shumë muskuj dhe zgjuarsi taktike, Broja është lider në këtë aspekt.

Batha-Lideri i vërtetë i kësaj Tirane, ky është mesfushori me statistikat e një sulmuesi. Jetik për ekipin!

Asani- Dy asist identik, në terrenin e rënduar! Çdo ditë po kthehet në formën e tij më të mirë.

Muçi- Golashënues, lider, talenti më i madh i Tiranës. Xhevahir për kampionatin tonë!

L Vila- Sinonimi i golit tek Teuta, gjithmonë kur Vila shënon, Teuta fiton! Lider i heshtur.

Gjata- Erdhi si golashënues në Kategorinë e Parë, arrin që të shënojë një gol me vlera që ndez shpresat e mbijetesës te Apolonia. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online