Futbolli, virusi që ka infektuar botën! Me apo pa tifozë, as koronavirusi nuk e ndal dot

Koronavirusi është përhapur me shpejtësi të madhe e bashkë me të edhe frika te qytetarët. Rastet shtohen dita ditës dhe pas Kinës tashmë Italia ka hyrë në “zonën e kuqe”, duke paralizuar gjithë jetën e banorëve italianë, teksa mbrëmë iu tha “stop” hyrje-daljeve në shtetin fqinj. Megjithatë rezistencë deri më tani ka shfaqur futbolli, që sidoqoftë vazhdoi të luhej, edhe pse pa praninë e tifozëve.

Serie A pezulloi kampionatin deri më 3 prill, por virusi “futboll” ka vite që ka infektuar botën dhe kompeticionet e tjera do të vijojnë të luhen sipas kalendarit. Madje sot në mbrëmje rikthehet sërish Champions League. Koronavirusi solli boshatisjen e shkallëve të stadiumit, por jo edhe atë të fushës, teska të gjithë tifozët do të mund t’i ndjekin ekipet e zemrës nga shtëpia nëpërmjet transmetimit nëpër televizione. Kështu, në një periudhë kur shtetet europiane kanë hyrë në frikë prej infektimeve me koronavirus, loja më e bukur në botë do të vazhdojë të tregojë rezistencë dhe nuk do e ndalë hapin as në mbrëmjen e sotme./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *