Futbolli vendos Shqipërinë në hartën e Europës, media spanjolle shkruan për tokën e shqiponjave: Vllaznia, rreze drite për futbollin shqiptar

Atë që politika ka dështuar ta bëjë për vite e vite me radhë është duke e bërë më së miri futbolli. Pas kualifikimit historik në grupet e Euro 2016, Shqipëria e vendos përsëri veten në hartën e Europës përmes futbollit. Këtë herë nuk është Kombëtarja, por janë vajzat e Vllaznisë ato që kanë shenjuar një sukses historik për futbollin tonë. Vllaznia këtë sezon është kualifikuar për të parën herë në Champions League-n e femrave. Në grupe ka gjetur klube gjigante si Reali i Madridit, Chelsea dhe PSG-ja, çka e bën jehonën dhe vëmendjen ndërkombëtare më të madhe.

Media spanjolle e dedikuar futbollit të femrave, “Regatefeminino” i ka kushtuar një artikull suksesit të vajzave të ekipit shkodran. Përmes tyre, kanë arritur të hyjnë në një rrugëtim historik të vendit tonë. “Vllaznia, një rreze drite për futbollin shqiptar”, është titulli me të cilin hapet artikulli, që më tej nis me paragrafin:

“Vllaznia, futbolli dhe Shqipëria. Rrallëherë bota e sportit e ka vënë vendin shqiptar në hartë dhe KFF Vllaznia Shkodër e ka bërë këtë duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të Champions League-s. Në një vend të shënuar nga një e kaluar e errët, futbolli duket se ofron një rreze shprese. Nuk do të jetë e lehtë, sepse fati i dha Kuqebluve një grup shumë të komplikuar. Megjithatë, sfida e madhe tashmë është përmbushur. Tani do të jetë koha për të shijuar dhe jetuar përvoja të reja që hapen drejt një bote që nuk shkon prapa dhe që vazhdon të evoluojë. Ndërkohë, në Shqipëri, orët duken ende të mbërthyera në kohë të tjera“.

Më pas “Regatefeminino“ sjell për lexuesit një panoramë të historisë politike të Shqipërisë, sidomos asaj të periudhës së errët të komunizmit. Nga izolimi dhe varfëria e madhe që e nxorri vendin tonë nga harta e Europës, tashmë vijnë në periudhën kur futbolli po e kthen Shqipërinë në vitrinën e Kontinentit të Vjetër. Media spanjolle thekson se suksese të tilla si ky i vajzave të Vllaznisë shërbejnë më së miri që lexuesit të mësojnë dhe të afrohen më tepër me vende të tilla të panjohura si Shqipëria.

“Objektivi i Vllaznisë tashmë është realizuar. Shqipëria është rikthyer në hartë. Kjo është arsyeja pse rëndësia e suksesit sportiv në vendet që shpesh ndërpriten. Ky format i UWCL mund të mos jetë më tërheqësi në nivel konkurrues, por ju lejon të mësoni për të gjitha llojet e historive dhe t’i afroheni më shumë këtij futbolli më ekzotik. Ata kanë bërë tashmë hapin e parë për të vazhduar avancimin, dhe ne kemi ende lojëra për të shijuar. Pra, këtu është kjo histori e shkurtër. Siç thonë në Tokën e Shqiponjave: Shihemi së shpejti“, mbylle artikullin “Regatefeminino“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online