“Futbolli shqiptar është më i dobët se ai në Bullgari”! Trajneri në Kazakistan “eleminon” Partizanin: Shanset janë 60-40% për Astanën

Partizani e ka kaluar me sukses Valmieran dhe ka arritur në Play Off të Conference League. Atje të kuqtë do të përballen me Astanën. Përpara kësaj përballje ka folur edhe trajneri i njohur në Kazakistan, Almas Kulshinbayev. Ky i fundit e nisi këtë sezon në drejtimin e Zhetysu.

Trajneri u shpreh se Astana është favorit ndaj Partizanit, ndërsa nënvizoi se rivali i ekipit të Kazakistanit nuk është i njëjti duke krahasuar Ludogorest me Partizanin. “Mendoj se futbolli shqiptar është më i dobët se ai bullgar. Astana është mjaft e aftë për Partizanin dhe duhet të shkojë në fazën e grupeve. Përqindjet janë 60 me 40 në favor të Astanës”, tha Kulshinbayev. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *