Futbolli modern shihet në Instagram, lojtari i Milanit i gëzohet “Followers-ave” nga Zlatan Ibrahimoviç

Që Ibrahimoviç është një një superyll në arenën futbollistike, kjo nuk ka nevojë për diskutim. Por gjithashtu edhe personat që shoqërohen me suedezin arrijnë të bëhen më të njohur në rrjetet sociale. Kjo i ka ndodhur lojtarit më të ri të Milanit, 17 vjeçarit Roback, i cili sapo është transferuar tek “djajtë e kuq” nga Hammarby. Brenda pak orëve suedezi shtoi 17000 followers, pasi Ibrahimoviç postoi një foto me të gjatë stërvitjes.

“Unë kisha 5,000 ndjekës para ndeshjes me Novaran dhe tani kam mbi 22,000. Zlatan gjithashtu postoi fotografinë e të dy neve gjatë stërvitjes, ishte mjaft argëtuese.”- tha Roback.

Roback foli gjithashtu edhe për zgjatjen e kontratës së Ibrës, duke theksuar se kjo i jep mjaft siguri në fushën e lojës, si dhe mund t’i kërkoj ndihmë në rast se është e nevojshme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online