“E njoh mirë Zenelin dhe Rashicën”, trajneri i Greqisë flet për ndeshjen me Kosovën

Greqia ndodhet në Prishtinë, teksa ditën e djeshme kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në kuadër të ndeshjes me Kosovën, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Trajneri i Greqisë, Johan Van Tschip ka folur ditën e sotme për sfidën ndaj përfaqësueses së Kosovës.

Këtë deklaratë e ka publikuar gazeta sportive “Insporti”, ku ndër të tjera trajneri me origjinë hollandeze është shprehur se Kosova është një kundërshtar mjaft i vështirë dhe se pëlqen lojtarët si Arben Zeneli dhe Milot Rashica, të cilët i ka parë kur luanin në Holandë. Më poshtë ndiqni intervistën e teknikut të Greqisë:

“Nuk ka ndeshje të lehta në futboll. Nuk do të thotë që nëse jeni favorit mund ta fitoni ndeshjen. Ne do ta luajmë lojën tonë, nëse kundërshtari na sulmon ne do të mundohemi të mbrohemi. Duhet të vazhdojmë të luajmë si duhet dhe si dimë, në mënyrë që të kenë lojtarët besim në vetvete dhe natyrisht që do të vijnë rezultatet. Ju keni lojtarë të mirë si Zeneli. I njoh Arbër Zenelin dhe Milot Rashicën, të cilët kanë luajtur në Holandë”, u shpreh trajneri i Greqisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online