Futbolli bashkon dhe shpeshherë origjina harrohet kur bëhet fjalë për këtë sport kaq popullor. Kjo u dëshmua edhe në ditën e sotme, atje ku Mallorca fitoi ndaj Real Madridit me shifrat 1-0 falë golit të Vedat Muriqit. Megjithatë sulmuesi shqiptar e ka zhvlerësuar veten dhe ia ka dhënë të gjithë meritën portierit serb të Mallorca, Rajkovic, që priti penalltinë e Asensio në minutën e 60.
“Ka qenë çmenduri, Rajkoviç është një protagonist i madh në goditjen e penalltisë, me pritjen e tij. Na ka dhënë 3 pikë në shtëpi. Ne jemi një ekip, të gjithë mendojmë në të njëjtin drejtim dhe në fitoren e çdo ndeshjeje edhe nëse luajmë kundër Real Madrid apo Barcelonës. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Kemi 28 pikë për të qenë pak të qetë dhe duam të arrijmë shpejt 40”, tha Muriqi. /Sport Ekspres/