Simeone ka zgjedhur që t’ia kthejë në mënyrën e tij përgjigjen Guardiolës. Ky i fundit u shpreh se në parahistori dhe në të gjitha vitet në vazhdim do të jetë e vështirë që të luhet ndaj një ekipi që mbrohet me 11 lojtarë në zonën e tij dhe nuk mendon për sulmin.
Por trajneri i Atletico Madrid, ka zgjedhur që të ironizojë në distancë me Guardiolën duke lënë të nënkuptohet blerjet e shtrenjta dhe luksin që ka pasur ky trajner në gjithë këto vite. “Ata që kanë një leksik të shkëlqyer janë shumë inteligjentë dhe të lavdërojnë në mënyrën e tyre, me përbuzje, por hej, ne që kemi më pak leksik, nuk jemi edhe aq budallenj”, tha Simeone. /Sport Eksrpes/