Në Shqipëri Vllaznia e Shkodrës në futbollin për femra është dominuese absolute dhe nuk ka asnjë rival të denjët që ta konkurrojë për titullin kampion. Në të gjitha përballjet vajzat shkodrane korrin suksese me golead, por në arenën ndërkombëtare nuk e kanë të njëjtën forcë.
Sot, vajzat kuqeblu kanë nisur aventurën e tyre në Champions League, por starti ka qenë mjaft negativ, pasi janë mundur 5-0 nga Sarajevo. Skuadra boshnjake është pritëse e grupit 8 dhe i luan ndeshjet në shtëpi.
Të besuarat e teknikut Nikolin Leka u ndëshkuan dy herë në pjesën e parë me Bojat që realizoi në minutën e 27-të, ndërsa vetëm pak sekonda para fundit të pjesë së parë ka qenë Spahiç që ka dyfishuar.Në fraksionin e dytë boshnjaket kanë shënuar dhe tre herë të tjera me Kameriç, Hadzhiç dhe Djokoviç.
Vllaznia ka ende shanse për kualifikim, por i duhet që të bëjë me çdo kusht mirë në dy ndeshjet e radhës. Në datën 10 skuadra shkodrane do të luajë ndaj ekipi estonez të Parnu Jalgpalliklubi dhe tre ditë më vonë do të sfidojë moldavët e Aneni Noi.