FUTBOLL FEMRASH/ Vllaznia e mbyll me dy fitore, por nuk ka fat

Në futbollin e femrave Vllaznia është skuadra që dominon prej vitesh në vend dhe rrjedhimisht na përfaqëson në arenën Champions League. Edhe pse vajzat shkodrane kanë mundur që të marrin 6 pikë në fazën e grupeve të këtij kompeticionin nuk kanë mundur që të avancojnë në raundin tjetër, kjo për faktin se kualifikohen vetëm 10 skuadrat që renditen të parat në çdo grup, si dhe 2 ekipet që marrin më shumë pikë me vendin e parë dhe të tretë.

Vajzat e teknikut Nikolin Leka regjistruan fitoren e dytë në grupin 8, këtë radhë ndaj skuadrës moldave të Aneni Noi me rezultatin 1-4. Wendi Muja arriti që të shënonte në minutën 38-të golin e parë, ndërsa vetëm 3 minuta më pas ishte Megi Doçi ajo që dyfishoi. Lucie Gjini ishte ajo që trefishoi vetëm 2 minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë dhe më pas ishte sërish Muja që shënoi golin e katërt dhe të dytin personal. Muja ishte lojtarja më e mirë në fushë, pasi veç golave ka dhënë dhe një asist. Vetëm 1 minutë para fundi vajzat e Aneni Noi shënuan golin e nderit.

Vllaznia pak ditë më parë kishte mundur skuadrën estoneze Parnu, ndërsa më herët është mundur nga skuadra e Sarajevos me rezultatin 5-0. Duhet veçuar që skuadra boshnjake luante në shtëpinë e saj dhe pikërisht humbja në atë ndeshje i ka kushtua shumë shkodraneve, pasi nuk arrijnë dot që të sigurojnë një nga dy biletat e vendeve të dyta. As 6 pikë nuk mjaftuan për të shkuar në 32 skuadrat më të mira të Europës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *