Teknologjia ka evoluar ndjeshëm vitet e fundit dhe televizioni tashmë po i lë gjithnjë e më shumë vendin rrjeteve sociale dhe internetit. Pjesë e këtij ndryshimi është bërë edhe futbolli, që po kërkon të përshtatet me këtë realitet të ri. Në Spanjë kanë vendosur të bëjnë hapin e parë për të sjellë futbollin edhe në… “Tik Tok”.
Aplikacioni në fjalë është një ndër më të përhapurit momentalisht, ku përdoruesit janë kryesisht të rinjtë. Për të sjellë futbollin më pranë brezave të rinj, është vendosur që ndeshjet të transmetohen në mënyrë direkte edhe në “Tik Tok”. Ndeshja në të cilën pritet të luajë edhe Adnan Januzaj mes Real Sociedadit dhe Real Betisit do të jetë e para në histori që do të sjellë risinë e transmetimit në këtë aplikacion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Real Sociedad vs. Real Betis next week will be the first match in a major European league to be broadcast live on TikTok ?
The game will be shown in vertical perspective in 4K quality pic.twitter.com/7esp3IfZT4
— B/R Football (@brfootball) April 8, 2022