Futboll 5×5 / ATS triumfon në finale & shpallet kampion i zonës së Tiranës

ATS 5×5 ia doli mbanë të triumfonte në sfidën finale përballë Nabucco 5×5, duke u shpallur kampion i zonës rajonale të Tiranës.

Ndeshja finale u zhvillua mbrëmjen e të mërkurës në kompleksin “East Park” dhe skuadra e ATS fitoi me rezultatin 7-5.

Një ndeshje e luftuar deri në minutat e fundit, aty ku të dyja ekipet realizuan në total 12 gola por edhe humbën raste të mira për shënim.

Në këtë kompeticion i cili organizohet nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF, skuadra ATS 5×5 kishte ecurinë më të mirë, pasi eleminoi këto ekipe, Marquez Kaffe 5×5, Vila L 5×5 dhe Dajti 5×5. Ndërsa në finale mundi skuadrën e Nabucco Lounge 5×5.

Kupa dhe medaljet për ekipin fitues u dorëzuan nga drejtuesi i Departamentit të Futbollit Amator në Federatën Shqiptare të Futbollit, Jurgen Demneri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online