E turpshme/ Lojtari i dëmtuar përpëlitej nga dhimbjet, Lionel Mesi e driblon të shtrirë në tokë dhe kërkon golin (VIDEO)

Në fillim të sezonit të ri të MLS-së, Inter Miami mposhti Real Salt Lake 2-0 dhe triumfi i skuadrës nga Florida u la në hije nga sjellja josportive e yllit të parë të ekipit, argjentinasit Lionel Messi.

Messi, i cili nuk arriti të shënonte në këtë ndeshje, zhgënjeu shumë tifozë të futbollit me një lëvizje të turpshme.

Një lojtar kundërshtar ishte shtrirë në bar dhe përpëlitej nga dhimbjet, por argjentinasi nuk donte të ndalonte sulmin për të ndihmuar rivalin e tij. Dhe jo vetëm kaq, ai filloi të driblojë në atë anë, kaloi topin mbi futbollistin e shtrirë në bar dhe gjuajti në portë, por nuk ishte i saktë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online