Fushata kundër dhunës dhe abuzimit ndaj femrave, FSHF dhe Superiorja në krah

Federata Shqiptare e Futbollit i bashkohet fushatës ndërgjegjësuese METY kundër dhunës dhe abuzimit më të cilën përballen vajzat dhe gratë shqiptare. Kjo fushatë është ndërmarrë nga organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë”, si dhe Qendra për Veprim Social e Inovacion (KMOP) e mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Në ndeshjet e kësaj jave të kampionatit, futbollistët do të mbajnë mesazhin #METY, për t’ju çuar sinjalin e duhur atyre që janë duke përjetuar dhunë, dhe për theksuar se nuk mund dhe nuk duhet të heshtin më.

Duke përdorur sportin si mjet komunikimi, kjo nismë synon të ndërgjegjësojë veçanërisht tifozët, që asnjë formë dhune ndaj vajzave dhe grave nuk justifikohet.

Fushata nisi të premten në ndeshjen e javës së 26-të të Kategorisë Superiore, Kukësi-Partizani, që u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online