Tekniku i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, ka qenë mjaft i zhgënjyer për lojën e të tijve, teksa pas ndeshjes ka deklaruar se do të ketë penalizime për disa lojtarë. Për teknikun serb duket se diçka nuk shkon dhe këkron që ta rregiullojë diçka të tilklë sa më parë. Në presion nga presidenti Gjici? Milinkoviç ka deklaruar se presionin e kanë krijuar vetë me 2 humbje në 3 ndeshjet e fundit: “Kukësi që luajti përballë Egnatias nuk ishte ai i kampionatit. Menduam t’u japim hapësira lojtarëve të stolit, pasi siç dihet ne na pret një sfidë “derbi” me Partizanin. E vlerësojmë maksimalisht atë ndeshje sepse vlen shumë për ecurinë tonë. Për humbjen e sotme dhe asaj të mëparshme me Tiranën lojtarët do të japin llogari tek ne dhe paralajmëroj se do të ketë dhe penalitete. Në media është folur shumë se presidenti Gjici nga ana e tij vë në presion nga rezultatet skuadrën, por është krejt e kundërta, pasi nga Safet Gjici kemi pasur gjithmonë mbështetje të pakursyer. Presioni është krijuar nga dy humbjet në tre ndeshjet që kemi zhvilluar. Egnatias i uroj suksese në sezonin e ri”, përfundoi Milinkoviç.