Më datë 20 do të luhet derbi i kryeqyteti italian mes Romës dhe Lacios. Mbi këtë sfidë të zjarrtë të kampionatit italian ka folur ish-portieri i verdhekuqve, Julio Sergio. Në intervistën e dhënë për “Laziopress.it”, Sergio ka prekur edhe temën e portierëve, ku ka dhënë vlerësime si për Reinën edhe për Strakoshën.
“Pepe Reinën e kam parë shumë duke luajtur, gjithashtu më pëlqen shumë si person. E kam njohur edhe në Monako. Ai është një portier me përvojë që më pëlqen. Strakosha është gjithashtu një portier që po bën mirë, është e vështirë t’i thuash diçka”, ka thënë ndër të tjera Julio Sergio./Halit Delibashi-Sport Ekspres/