Superliga arriti një rekord fundjavën që shkoi teksa asnjë skuadër nuk arriti të dalë me 3 pikë. Kastrioti-Tirana (1-1), Teuta-Dinamo (0-0), Partizani-Vllaznia (0-0), Egnatia-Skënderbeu (1-1) dhe Laci-Kukësi (2-2) ishin 5 sfidat e të premtes, së shtunës dhe të dielës.
Një rekord i tillë ishte i veçantë në arenën kombëtare, ku të gjitha ndeshjet të përfundonin pa fitues. Javën e kaluar tre ndeshje përfunduan në barazim, duke treguar konkurencën e fortë tek të 10 skuadrat prezente në Abissnet Superliga./Sport Ekspres/