Fundjava në Superiore, të dielën sytë në Laç

Sot u kompletua java e 13-të në Kategorinë Superiore, por menjëherë skuadrat mendojnë për fundjavën, sepse është publikuar edhe kalendari i ndeshjeve së javës së 14-të.

Ndeshja më e rëndësishme e javës, Laçi-Skënderbeu, do të luhet të dielën. Një test serioz për kryesuesit, sepse të enjten luajnë në Zvicër dhe Laçi është në superformë, edhe pse do të luajë pa tifozë. Në përballjen e fundit në Laç, Skënderbeu fitoi thellë, në një ndeshje shumë nervoze, sepse Laçi rrezikonte zbritjen nga kategoria.

Ndërkaq, Flamurtari e Kukësi do të luajnë të shtunën, me Kamzën dhe Partizanin që do të zbresin në fushë të dielën. Të kuqtë do të luajnë në mbrëmje, ashtu si Flamurtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online