Fundjava ndryshe, Fanatics kthehen në stadium

E kishin paralajmëruar prej ditësh dhe tashmë është realitet: Tirona Fanatics do të kthehet në stadium nesër në mbrëmje. Tirana do të presë Ilirinë në orën 18.00 në “Selman Stërmasi” dhe pas një kohe të gjatë Tirana do të ketë edhe tifozët me vete. Me një njoftim në faqen e vet në Facebook, Fanatics ka zyrtarizuar kthimin në stadium, duke shpallur luftën direkte me faktorët e situatës aktuale te klubi bardheblu, ku natyrisht shënjestër mbetet presidenti Refik Halili.

Ne Jemi TIRONA! TF do të jetë prezent të shtunën ne 18:00 ne stadiumin “Selmon Stermosi”.

Jemi gati! I bëjmë thirrje të gjithë anëtareve dhe jo vetëm, të na bashkohen në sektorin tonë për nisjen e një rruge të gjate drejt rikthimit të Tironës aty ku i takon dhe fillimit të një lufte direkte me fajtoret e situatës aktuale te bardhe e bluve. Nuk do te jemi spektatorë dhe as nuk do të heqim dorë nga kërkesat tona, deri në DORËHEQJEN e ish-presidentit. Ja nisim nga e shtuna.

Bashkë më të forte! Ne do te jemi aty prej orës 17:00.

Tirona Fanatics, Krenaria e Kryeqytetit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *