Kampioni i botës Ronaldinjo është tërhequr nga futbolli, ka konfirmuar vëllai i tij Roberto Asis, i cili është njëkohësisht edhe agjenti i tij.
Tashmë 37 vjeç, Ronaldinjo nuk luan futboll prej vitit 2015, kur iku nga Fluminense, ndërsa që vjet e kishte bërë të qartë se nuk ndihej më i aftë fizikisht për të luajtur futboll në nivel të lartë.
“Ai po ndalet, mori fund. Le të bëjmë diçka të bukur dhe të madhe pas Kupës së Botës, ndoshta në gusht. Do të organizojmë evente në Brazil, Europë e Azi dhe natyrisht edhe me Brazilin”, tha vëllai i tij.
Ronaldinjo ka luajtur si mesfushor, anësor sulmi dhe sulmues i pastër gjatë karrierës së tij madhështore. E nisi me Gremion në Brazil, para se të kalonte te PSG në vitin 2001, ndërsa pas paraqitjeve fantastike në Botërorin 2002, e bleu Barcelona dhe prej vitit 2003 deri sa u largua nga Barça arriti të fitonte gjithçka.
? @10Ronaldinho.
Camp Nou’s ever-smiling magician.
Thanks for everything! pic.twitter.com/XBm3J2jgzz— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 16, 2018
Më pas pati një rënie të theksuar në formë, por ndihmoi Milanin të fitonte titullin në Serinë A në vitin 2011, para se të luante për periudha të shkurtra në Brazil e Meksikë.
Ronaldinjo ka luajtur 98 ndeshje me kombëtaren, e fundit në prill 2013.
TROFETË E RONALDINJOS
2 – LaLiga
2 – Superkupa Spanje
1 – Kupë Bote
1 – Copa America
1 – Kupë Konfederatash
1 – Champions League
1 – Serie A
1 – Copa Libertadores
2 – FIFA Lojtari i Vitit
1 – Top i Artë
1 – Futbollisti i Vitit në Amerikën e Jugut
1 – Top i Artë në Kupën e Konfederatave 1999
G??AL MORNING!!!
??? Is this one of Ronaldinho’s best goals?
? Today marks 11 years since this strike ? pic.twitter.com/BNfZSMkidR— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 25, 2017