Fundi i një epoke? Ten Hag i dha sot “goditjen e fundit” të karrierës së Cristiano Ronaldo, trajneri tregon arsyen: Vetëm për respekt të karrierës së tij

Cristiano Ronaldo ka marrë një goditje të madhe të madhe në ditën e sotme, për të kujtuar seriozisht edhe mbylljen e karrierës. A është ky fundi i epokës së portugezit? Sipas të gjitha gjasave, nuk duket të ketë tjetër rrugë. Ten Hag nuk e aktivizoi për asnjë minutë të vetme ndaj Manchester City, në ndeshjen që u mbyll me shifrat 6-3 për ekipin e Guardiolas. As vetë Ronaldo nuk e kujton dot se kur ka qëndruar në stol dhe nuk është aktivizuar në fushë në derbin e fundit që është luajtur, megjithëse ka qenë i gatshëm fizikisht.

Kjo ndodhi sot dhe dëshpërimi shihej qartësisht në sytë e portugezit, i cili ndiqte si tifoz pa pagesë shkëlqimin e Haland. Ndërkohë vetë trajneri i Manchester United ka treguar se rezultati 4-0 i pjesës së parë ndikoi në këtë vendim dhe mos aktivizimi i tij në pjesën e dytë ishte thjesht një shenjë respekti për karrierën e madhe që ka kaluar. Na ishte dikur…Cristiano Ronaldo! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online