Mario Corso ishte një nga emrat më të shquar të skuadrës së Interit në mesin e viteve 60. Në sezonet 1963-1964 dhe 1964-1965 Corso dhe Interi dolën fitimtarë në Kupat Europiane. Ai debutoi në moshën 16 vjeçare me fanellën zikaltër dhe goli i shënuar në vitin 1958 e bëri atë shënuesin më të mirë të ekipit në 17 vitet e fundit. Ditën e shtunë, faqja zyrtare në “Twitter” e F.C Inter ka publikuar sot lajmin e trishtë për tifozët.
“Mario Corso ka ndërruar jetë, një njeri që dha gjithçka për Interin, një kampion i përjetshëm, i talentuar me një klasë të pafund. Ai magjepsi botën me këmbën e tij të majtë mbreslënëse. Mendimet dhe dashuria e secilit prej nesh shkojnë te familja e tij në këtë kohë të vështirë”, shkruan klubi i Interit./Sport Ekspres/