Fundi i një epoke! Ish-lojtari i Barcelonës e mbyll përgjithmonë me Kombëtaren 

0

Mesfushori Ivan Rakitiç ka zgjedhur të largohet përfundimisht nga Kombëtarja e Kroacisë në moshën 32 vjeçare. Vendimi i ish-lojtarit të Barcelonës u publikua ditën e sotme nga faqa zyrtare e Federatës së Futbollit të Kroacisë. Pas një sezoni të shkëlqyer në botërorin e 2018, ku përfaqësuesja kroate arriti deri në finale, karriera e lojtarit duket se ka pësuar një rënie të lirë.

Kjo u reflektua edhe tek Barcelona, teksa mesfushori qendror nuk arriti të gjente ritmin e duhur me skuadrën katalanase. Me ardhjen e trajnerit të ri Koeman, Rakitiç u detyrua të transferohej tek Sevija, pasi nuk bënte pjesë në formacionin kryesor të Barcelonës. Rakitiç luajti 106 ndeshje me kombëtaren e tij, ku ia doli të shënojë 12 gola. Një shifër mjaft e kënaqshme, duke marë parasysh faktin se është një lojtar me tipare defanzive. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.