Fundi i makthit për Taulant Seferin

Merr fund makthi i dëmtimeve për Taulant Seferin. Mesfushori i talentuar i Shqipërisë U-21 ka përjetuar dy vite mjaft të vështira në aspektin e karrierës, por nuk është dorëzuar asnjëherë dhe po rinis karrierën.

Në janar 2015 Jang Bojs e bleu nga Rabotniçki, ku djaloshi i lindur në vitin 1996 kishte shpërthyer.

Që atëherë, tersi nuk i është ndarë mesfushorit shqiptar, i cili braktisi Maqedoninë U-21 për të luajtur për Shqipërinë, por në vitet e fundit ka munguar për periudha të gjata, pasi ka pasur dëmtime të rënda dhe dy operacione.

Këtë muaj Seferi është rikthyer në fushë, Jang Bojs nuk e ka braktisur dhe tashmë futbollisti kuqezi po kthehet të stërvitet e të luajë rregullisht. Titullar para pak ditësh në miqësoren e parë të vitit, titullar edhe sot, për 81 minuta, në miqësoren Jang Bojs-Kiaso 3-2 në Spanjë. Më në fund makthi është një kujtim i largët dhe Seferi, në moshën 21-vjeçare, e rinis nga e para, gjithnjë me klubin zviceran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online