Ftohet për herë të parë te Shqipëria e Bushit, vjen lojtari korçar që u rrit nga Igli Tare

Dean Liço ka marrë ftesën për herë të parë sa i përket Shqipërisë U-21. Alban Bushi e ka thirrur përpara dy takimeve miqësore atje ku kuqezinjtë do të përballen kundër Sllovenisë dhe Tiranës. Flitet për futbollistin korçar që kishte ndihmë të madhe nga Igli Tare teksa u bashkua edhe me të rinjtë e Lacios.

Në kohën e pandemisë dhe kur ishte e pamundur të largohej nga Italia, drejtori sportiv i lacialëve nuk ngurroi që të hapte dyert e shtëpisë për të. Liço u bashkua së fundmi me ekipin e Askolit në Serinë B, atje ku i është garantuar edhe mundësia e aktivizimit. Ky është shansi i artë për t’u rritur më tepër në karrierë, pasi flitet për futbollin e vërtet profesionist dhe jo për ekipin e të rinjëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *