FSHF Sunday League / Mbyllet java e 16-të, ATS & Dajti kryesojnë në grupet përkatëse

Kampionati i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” në kryeqytet, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ka hyrë tashmë në një fazë mjaft interesante, teksa janë luajtur ndeshjet e javës së 16-të.

Në grupin A, skuadra e ATS renditet e vetme në krye të klasifikimit me 38 pikë të grumbulluara, pas fitores ndaj skuadrës Legjenda 9×9 me rezultatin 3-0. Për vendin e dytë në grupin A po zhvillohet një garë e fortë mes tre skuadrave, Raiffeisen Bank, Dymbëdhjeta dhe IMMI që ndodhen me pikë të barabarta në renditje, 32.

Skuadra e Raiffeisen Bank triumfoi 6-5 ndaj Primo MFC, ndërsa IMMI fitoi 2-1 ndaj Elso.  Në javën e 16-të skuadra Dymbëdhjeta u mund nga Barrikada me rezultatin 2-1, megjithatë Dymbëdhjeta dhe IMMI kanë një ndeshje të prapambetur dhe do të përballen së bashku të hënën.

Në ndeshjet e tjera të grupit A fituan edhe Vila-L dhe Panthers Shkodër, ndërsa sfida MD-FC Luminesen përfundoi në barazim 0-0. Skuadra e Illyrian Eagles e mori fitoren në tavolinë 3-0 ndaj Hidro Alfa.

Në grupin B, Dajti arriti fitore e radhës pasi mundi Albamer me rezultatin 2-1. Dajti kryeson renditjen me 39 pikë. Kastriotët u rikthyen te fitorja pasi mundën skuadrën e Ja Ar Plast 1-0 dhe renditen të dytët me 35 pikë.

Në ndeshjet e tjera të grupit B skuadrat e Big-Bite, Al Ar, Jata Market dhe Coca Cola Tepelena fituan në sfidat e tyre. U regjistrua edhe një barazim në takimin Futura Dent-FC Confucius që përfundoi 3-3, ndërsa skuadra e North Gate e mori fitoren në tavolinë 3-0 ndaj Roamel.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online