“Është si mi bastardi i dreqit, e njëjta racë me Lionel Mesin”! Trajneri i Mallorca i tregon Barcelonës yllin e ri 16-vjeç: Lamal do të sjelli shumë trofe

Trajneri i famshëm meksikan Javier Aguirre e krahasoi dje të riun Lamine Yamal me Lionel Messin. Tekniku i Mallorca-s pretendon se Yamal është e njëjta racë lojtari, i shpejtë dhe i pandalshëm si “miu”.

Barcelona do të fitonte ndaj Mallorca-s falë golit të këtij 16-vjeçari, që dhuroi një performancë dhe gol të mahnitshëm. Pas ndeshjes, trajneri i ekipit kundërshtar Javier Aguirre, ka komentuar lojën e këtij adoleshenti dhe i hoqi kapelen.

“Çfarë mund të them për Lamine Yamal? Fëmija goditi topin dhe vendosi të godiste këndin e sipërm të djathtë të rrjetës. Kjo është e gjitha dhe pastaj natën e mirë,” tha Aguirre duke buzëqeshur.

Trajneri i Majorkës ishte në humor shumë të mirë. Ai e krahasoi 16-vjeçarin me Messin dhe e bëri atë në një mënyrë interesante.

“Kur pashë Messin për herë të parë 21 vite më parë, ishte shumë i ri. Më thanë se duhej të shkoja për të parë, m’u deshën pesë minuta për të thënë: “Ky është “miu””. Edhe Lamine Yamal duket si një mi, një bastard i vogël. Ai është shumë i ri, por jam i bindur se do t’i sjellë shumë trofe. Barcelona”, tha Aguirre. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online