“FSHF Sunday League Albania”, starton të hënën sezoni i ri i kampionatit 9×9

Do të nisë të hënën kampionati i futbollit “FSHF Sunday League Albania”, me ndeshjet e javës së parë në Grupin A dhe B në zonën e Tiranës. Në këtë edicion të tretë të kampionatit 9×9 në Tiranë do të marrin pjesë 35 skuadra, të ndara në grupet A dhe B, ku njëri grup do të ketë në përbërjen e tij 18 skuadra ndërsa grupi tjetër do të përbëhet nga 17 skuadra. Bëhet fjalë për një kampionat të futbollit amator, teksa mosha minimale e lejuar është 20 vjeç. Skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën në fazën e grupeve me sfidë teke, ndërsa më pas do të zhvillohet edhe faza play-off me eliminim direkt.

FSHF Sunday League Albania” ka tërhequr mjaft interes kohët e fundit, duke bërë që të ketë kërkesa të shumta për pjesëmarrje dhe duke rritur ndjeshëm numrin e futbollistëve dhe skuadrave. Fillimisht do të nisë sezoni me zonën e Tiranës, ku të hënën do të luhen 9 ndeshje në Grupin A dhe 8 ndeshje në Grupin B dhe në vazhdim ky kampionat do të zgjerohet edhe në zona të tjera të Shqipërisë. Gjithashtu, këtë edicion do të zhvillohet sërish “FSHF Cup” me pjesëmarrjen e skuadrave që marrin pjesë në ligën amatore të futbollit e ku sfidat do të luhen me eliminim direkt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *