Stadiumi i Lushnjes, gati në tetor

Lushnja do ta nisë sezonin e ri duke i luajtur në Fier ndeshjet shtëpiake, pasi në stadiumin “Roza Haxhiu” po kryhen punime.

Sot FSHF ka sqaruar situatën e stadiumit, punimet dhe kostot e punës aty dhe mbi të gjitha ka saktësuar se në Lushnje do të luhet në muajin tetor.

Nëse nuk ka vonesa, Lushnja do të luajë e shumta 4-5 ndeshje në Fier.

Vazhdojnë punimet në stadiumin e Lushnjes, pas instalimit të barit natyral, punimet vazhdojnë kryesisht në tribunat e stadiumit, ambjentet e brendshme si edhe shumë element të rëndësishëm teknikë.
FSHF ka investuar në furnizim, instalim të tapetit me bar natyral me një vlerë rreth 50 mijë euro, ndërsa bashkia e qytetit të Lushnjes po investon në përmirësimin e infrastrukturës së stadiumit, për të arritur standartet e kërkuara për Kategorinë Superiore.
Ky bashkëpunim është në sajë të politikës së institucionit të futbollit, për përmirësimin e infrastrukturës. Në fillim të muajit tetor, gjendja e stadiumit të myzeqarëve, pritet që të jetë gati për të luajtur ndeshjet e Kategorisë Superiore, edicioni i 79-të në stadiumin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online