FSHF publikon gjyqtarët vetëm për tre nga ndeshjet e së dielës

Duke qenë se java e shtatë e Superiores u zhvillua në mesjavë ngjeshje ka dhe java e tetë, e cila është programuar që të luhet të dielën dhe të hënën. Nesër do të luhen katër takime, teksa dy sfida do të luhen në orën 13:45, ndërsa dy të tjera në 16:45.

FSHF ka publikuar dhe gjyqtarët për këto sfida, por vetëm për tre nga ndeshjet. Ndeshja mes Luftëtarit dhe Skënderbeut ishte programuar për t’u luajtur të hënën, por për shkak se korçarët kanë 2 lojtarë që duhet të luajnë me kombëtaret e tyre e ka parë më të arsyeshme që ta zhvillojë këtë ndeshje një ditë më parë.

Në FSHF duket se e kanë harruar këtë ndryshim dhe nuk i kanë nxjerrë gjyqtarët për këtë takim. Në ndeshjen mes Tiranës dhe Laçit do të vërë drejtësi Eldorian Hamiti, ndërsa në sfidën Kamza – Flamurtari do të gjykojë Ardian Beqiri. Në takimin  mes Teutës dhe Kastriotit do të jetë kryesor Kreshnik Bajramaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *