FSHF me bombë atomike Flamurtarit, kështu duket tendencioze

Në Vlorë, gjatë ndeshjes kundër Kamzës, grupimi ultras Flota Kuqezi shpalosi një poster ku pikturohej një derr, ku nuk shkruhej asnjë emër përveç “Animal Farm”, libri gjenial i Xhorxh Oruell (lexojeni, mund të mësoni ndonjë gjë me vlerë), ndërsa para ndeshjes në stadium buçiste kënga Pigs, por edhe ajo Dogs, nga legjendarët Pink Floid. Gjetje spektakolare e presidentit Sinan Idrizi, që goditi me “pambuk”, sepse realisht Pink Floid nuk u këndonte shqiptarëve dhe nuk e di nga bie FSHF-ja.

Por, arbitri i ndeshjes në Vlorë ndali ndeshjen edhe për një parullë: “Pulave u ka hije të kakarisin vetëm në kotec”. Tani, që ky është ofendim ndaj pulave, këtë e kemi të qartë të gjithë dhe nuk është e ndershme, sepse na japin vezë dhe ne i hamë, ndërsa ato nuk ankohen, por që arbitrit të ndeshjes Flamurtari-Kamza t’i dhimbsen aq shumë pulat, kjo është “animalist e kaluar animalistit”.

Tani, që gjithçka i adresohej Federatës, këtë e di edhe një person që nuk e ka idenë me sa lojtarë luhet një ndeshje futbolli, por që të akuzosh tifozët se “pulat” janë aludim për Federatën, kjo është e turpshme.

Nëse pastaj tifozët, ose më saktësisht grupimi i fanatikëve kuqezinj, e teprojnë ndonjë sharje, 4 ndeshje dënim janë shumë, tepër. Fundja, nuk ka pse dënohet, bie fjala, nëna e një futbollisti, apo bashkëshortja e Danilo Alveshit, që çon djalin në stadium për të parë të atin. Çfarë do t’u thotë Federata qindra personave që nuk kishin asnjë mendim negativ atë ditë për Federatën? Po sikur të rezultojë që “arbitri nuk kishte motër”, sepse ndodh edhe kështu në Shqipëri.

T’u mbyllësh gojën tifozëve është skandaloze, por nëse dëshiron të vendosësh drejtësi, mbyll sektorin ultras, si në gjithë botën. Ose e shumta vendos gjoba, në Vlorë janë mësuar tani.

Legia e Varshavës para pak kohësh, tifozeria ultras më saktë, shpalosi një poster ku kujtoheshin viktimat e terrorit nazist në Luftën e Dytë Botërore. Një poster gjigant, 100 herë më i madh se ata në Vlorë, tronditës si imazh. UEFA e dënoi me 35.000 euro gjobë. Përgjigja? Një poster gjigant nga tifozët: Një derr, me një tufë parash dhe shkrimi “35.000 eurot e gjobës i merr…”. Dënimi? STADIUMI NUK U MBYLL!

Legia Warsaw's display which landed them a Uefa fine

The Polish side unveiled a similar display following their Champions League expulsion

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online