Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë së shpejti edicionin e radhës të kursit për trajnerë të nivelit UEFA B në qytetin e Tiranës. Drejtoria Teknik në FSHF bën me dije se kursi, që do të nisë më datë 8 janar 2024, është i rezervuar për trajnerët të cilët janë të pajisur me licencën UEFA C dhe ish-lojtarët profesionistë të cilët kanë luajtur të paktën 3 vite në Kategorinë “Abissnet Superiore” dhe 5 vite të aktivizuar në Kategorinë e Parë, e mund të regjistrohen në këtë kurs edhe nëse nuk janë të pajisur me licencën UEFA C.
Kursi për licencën e trajnerit UEFA B do të zhvillohet i ndarë në katër periudha dhe më konkretisht 8-13 janar 2024; 5-10 shkurt 2024; 4-9 mars 2024; 1-6 prill 2024.
Për t’u regjistruar në këtë kurs të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin si vijon:
- Diploma e Shkollës së Mesme ;
- Licenca Uefa-C – minimalisht aktive 6 muajt e fundit (trajner ose zv.trajner i një skuadre, vërtetim). (Kjo nuk vlen për personat që nuk janë ish lojtarë-profesionistë)
- Aktivitetin që ju ushtroni ( vërtetim nga ekipi);
- Fotokopje e ID ose e Pasaportës.
- Numër kontakti
Drejtoria Teknike kërkon nga të gjithë të interesuarit që të dërgojnë në mënyrë elektronike informacionin e kërkuar përmes postës elektronike në adresën: drejtoria.teknike@fshf.al, si edhe përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë Sekretarisë në të njëjtën adresë.
Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 05.01.2024. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen. Për çdo informacion në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike: drejtoria.teknike@fshf.al.