Frymëzim për të gjithë/ Nuk e pengon as gjëndja e kritike e babait, kampioni i MMA stërvitet dy herë në ditë

Një muaj më parë mediat ruse raportuan lajmin se Abdulmanap, babai i Khabib Nurmagomedov, ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe ishte shtruar në spital. Situata e rënduar, bëri që Khabib Nurmagomedov të dalë në mediat sociale dhe t’u kërkojë fansave që të ndjekin të gjitha masat e nevojshme për COVID-19. Rusi nga Dagestani, dhe luftëtarët e tjerë të sportit të arteve marciale të përziera, gjithashtu ndihmuan në nxjerrjen në pah të problemeve thelbësore që shkakton ky virus.

Sidoqoftë, kjo nuk e ka ndaluar UFC-në të zyrtarizojë një ndeshje për Khabib Nurmagomedov. Menaxheri i tij zbuloi se Khabib Nurmagomedov është gati për sfidën e shtatorit përballë Justin Gaethje dhe gjendja e shëndetësore e babait të tij po përmirësohet ngadalë. Në një bisedë me ESPN, Ali Abdelaziz tha se gjendja e babait të tij po e motivon të stërvitet më fortë në palestër.

“Unë mendoj se sëmundja e babait e ka motivuar atë më shumë. Ai po stërvitet çdo ditë, dy herë në ditë. Kur folëm në telefon, unë i thashë: ‘’Hej, hiq mendjen, bëje atë që duhet të bësh’’. E adhuroj për përkushtimin që ka, do të jetë një ndeshje spektakolare.”- u shpreh Ali Abdelaziz. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *