Frika te Interi para derbit me Milanin, Lukaku mund ta shoh si tifoz në stadium

Pas humbjes 3-1 ndaj Lazios këtë fundjavë, Interi ka marë një tjetër lajm negativ. Sulmuesi kryesor i skuadrës, Romelo Lukaku ka pësuar një dëmtim dhe mund të jetë larg fushës së gjelbërt për 2 javë.

Kjo do të thoshte që belgu do të humbte ndeshjen ndaj Cremoneses ditën e mërkurë, por edhe ndaj Milanit të shtunën në mbrëmje. Sulmi do t’i besohet betëm argjentinasit Lautaro Martinez, i cili do të duhet të bëjë pa kolegun e tij në sulm.

Rikthimi në Inter duket se akoma nuk i ka dhënë frytet e duhura për Lukakun, i cili po vuan akoma pasojat e Chelsea-t. Ky lëndim duket se do ta vonojë proçesin e ndryshimit për sulmuesinin 29 vjeçar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *