Frika nga përsëritja e një tjetër rasti Mbape, PSG i heq të gjithë yjet në miqësore

Ndeshja e radhës e PSG në Champions League do të jetë përballë ekipit “surprizë”, Atalantës. Skuadra pariziene do të shkojë në këtë kompeticion pa yllin e saj Kilian Mbape, i cili u dëmtua në ndeshjen e Kupës së Francës, ndaj Saint Etienne. Mbrojtësi Loric Perrin bëri një ndërhyrje “makabër” ndaj francezit, duke i hequr mundësinë për të luajtur ndaj Atalantës.

PSG do të luajë edhe një ndeshje miqësore përballë Sochaux para Atalantës, por trajneri Tuchel nuk ka thirrur asnjë lojtar kryesor në këtë sfidë, me frikën se do të përsëritej e njëjta skenë si me Mbapen. Kështu “10-shja yll”që do të mungojë në miqësoren para Atalantës, që duhej të shërbente si prova e fundit, janë këta lojtarë: “Marquinhos, Neymar, Angel Di Maria, Thiago Silva, Mauro Icardi, Thilo Kehrer, Mbape, Presnel Kimpembe, Layvin Kurzawa dhe Marco Verratti”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *