Frika nga Çelsi, Juventusi blindon yllin e ekipit

Fati i Daniele Ruganit te Juventusi është vërtetë i komplikuar. Është historia e një talenti premtues, e besimit të madh të dhënë nga klubi, disa paraqitjeve të mira në fushë, por edhe qëndrimi i gjatë në stolin e rezervave. Kjo edhe për “fajin” e mbrojtjes së jashtëzakonshme të Juventusit, që në vitet e fundit mbështetej te lojtarë si Barxalji, Bonuçi dhe kielini.

Prej vitit 2015, kur Juventusi e riktheu në skuadër pas një sezoni si protagonist te Empoli, ku nuk u ndëshkua asnjëherë me karton të verdhë, Rugani ka qenë gjithmonë alternativa e katërt e mbrotjes bardhezi. Për asnjë moment, ai nuk arriti të kalonte në hirearkinë e skuadrës, një prej emrave të lartpërmendur.

Pavarësisht se ka luajtur pak, cilësitë e 24-vjeçarit nuk diskutohen dhe ai ka qenë gjithmonë pjesë e përfaqësueses italiane. Madje, gjatë verës së kaluar, emri i tij ishte një prej më të lakuarve në merkato. Mauricio Sarri, trajneri që e promovoi në Serinë a tentoi t’a afronte te Çelsi. Madje, klubi londinez kishte dhënë aprovimin për transferimin.

Gjatë takimeve ndërmjet negociatorit të mirënjohur shqiptar, Fali Ramadani dhe Fabio Paratiçit, vlera për blerjen e Ruganit arriti deri në 50 milionë euro. Shifra ishte mjaft e lartë dhe do të bënte që çdokush të lëkundej. Megjithatë, te Juventusi nuk u dorëzuan dhe vendosën ti besonin djaloshit, duke shitur Kaldarën te Milani, si pjesë e marrëveshjes që riktheu Bonuçin në Torino, ndërsa te kuqezinjtë u transferua sulmuesi Gonzalo Higuain.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *