Odise Roshi duhet të kalojë një tjetër “Odise”… Mesfushori ofensiv i kombëtares, pas dëmtimit të pësuar në fundjavë, në sfidën ndaj Rubin Kazanit, duke u zëvendësuar pas minutës së 70-të, gjatë një vrapimi ku edhe ndjeu “krack”, do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 6 muaj.
Njoftimi zyrtar ka ardhur sonte nga klubi i Akhmat Groznit. Bëhet fjalë për ligamentin, kroçiatin e gjurit, që edhe dyshohej menjëherë pas ndeshjes.
Një lajm super i keq për Panuçin, që do ta humbë për të paktën ndeshjet më të rëndësishme të Nations League, por jo vetëm.