Frenk Lampard gjen “vaksinën” për imunitetin ndaj pademisë, Armando Broja ishte pjesë e “testimit”

Nga Klaudio Ndreca

Kur futbolli të rifillojë dhe kampionatet të mbarojnë në mes të shumë vështirësive, një tjetër problem po kaq i madh do të nisi për klubet. Çfarë do të ndodhë me merkaton e verës? Klubet duhet të përgatiten dhe të ndërtojnë projektin e sezonit e ardhshëm, por që nuk do të jetë aspak i lehtë.

Të ardhurat e tyre kanë rënë ndjeshëm dhe është goditur keqazi ekonomia e klubit. Pra nuk mund të blihen dot futbollistë kualitativ si më parë. Por për Chelsean nuk ndodh një gjë e tillë, pasi është rast përjashtues.

Frenk Lampard e ka gjetur vaksinën për imunitetin nga kjo pandemi. Që në nisjen e këtij sezoni, trajneri i londinezëve u ka besuar pafundësisht akademisë, duke futur në ekipin e parë, një seri lojtarësh që vinin nga të rinjtë. Tashmë kur të gjithë ekipet e tjera të vuajnë për të gjetur lojtarët, Lampard me modelin e ndjekur i ka në shtëpinë e tij dhe do të korr frytet e punës dhe besimit të madh që ka treguar karshi akademisë. Mes tyre ishte edhe Armando Broja, që nuk mund të qendronte pa debutuar duke parë sezonin e bërë prej tij. Në kohë pandemie ose jo, kjo mbetet mënyra më e mirë për t’u rritur… /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online