Erlis Frashëri foli për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, duke theksuar se fati ka qenë gjithnjë kundër ekipit të tij. Mbrojtësi është i sinqertë, duke treguar se ka pasur pak trysni gjatë kësaj jave, që ka ardhur nga mungesa e rezultateve.,
“Ne shpenzojmë shumë energji, dalim shumë herë para porte dhe nuk shënojmë. Çdo ndeshje ndodh kjo gjë dhe ne na mungon goli. Fatin e kemi pasur kundër, Sot, duhet ta fitonim ndeshjen, pasi dhamë maksimumin në fushë”.
“Pësojmë gola që nuk di si ta shpjegoj. Fati ka ndikim shumë në të gjitha ndeshjet. Duhet të jemi më të fokusuar”.
“Ekipi ka qenë në trysni, jo vetëm nga pikët që nuk i kemi marrë, pasi dhe media bën të veten. Vetëm rezultati na vë në trysni e presion, pasi ne prodhojmë lojë dhe nuk shënojmë”.
“Ne futemi në lojë për të dhënë maksimumin, ashtu siç do të hymë dhe me Partizanin. Uroj që fati të na ndihmojë dhe të shënojmë ne të parët dhe do stërvitemi këtë javë që të mos pësojmë më gola”.