Francë-Belgjikë, sfida globale për finalen

[Best_Wordpress_Gallery id=”4″ gal_title=”test”]

 

Njëzet vjet më parë, Franca fitoi titullin botëror dhe u shpall kampione e Europës me kampionë me origjinë algjeriane si Zidan, armene si Zhorkajef apo nga Guadalupe si Turam. Një grup me kampionë i krijuar pavarësisht kundërshtimeve të grupeve ekstremiste në vend.

Në të njëjtën periudhë, trajneri Lekens kishte jo pak probleme për të ruajtur ekuilibrat delikatë që ekzistonin edhe te Belgjika, prej diferencave kulturore dhe rivalitetit në ekip ndërmjet grupeve të ndryshme etnike: atyre që flisnin gjuhën holandeze dhe ata që flisnin frëngjisht.

Në dy dekada ka ndryshuar shumë përsa i takon integrimit, ndërsa Franca dhe Belgjika do të luajnë “gjysmëfinalen më globale” të të gjitha kohërave. “Djajtë e Kuq” kanë në skuadër 11 lojtarë, prindërit e të cilëve ishin emigrantë, ndërsa “gjelat” 12 të tillë.

Franca është një rekord më vete, sepse 19 nga 23 lojtarët që përfaqësojnë “blutë” ose kanë prejardhje nga familje me origjinë jo-franceze, ose nga kolonitë përtej detit: Kongo, Maroku, Mali, Kameruni ose Algjeria, me dy të fundit të bashkuara në familjen e yllit të ri të skuadrës, Kilian Mbape.

Te Franca dhe Belgjika ka edhe lojtarë me origjinë nga Martinika, Filipinet, Portugalia apo Spanja. Është edhe Kevin De Brujn, nëna e të cilit është angleze e lindur në Burundi. Me këto dy skuadra përballë njëra-tjetrës duket sikur sheh hartën e botës.

Me kaq shumë kombësi të ndryshme, problemet nuk kanë munguar, kryesisht te Belgjika. Lukaku ka akuzuar se “kur shënon e quajnë belg, ndërsa kur nuk gjen rrjetën e cilësojnë belg me origjinë kongoleze”. Më i ashpër kapiteni Vinsent Kompani, i diplomuar në ekonomi, që flet pesë gjuhë dhe është një sipermarrës i suksesshëm përveçse futbollist. Në një vend të mësuar të jetë i ndarë, Kompani ka thënë: “nuk jam gjysmë belg dhe gjysmë kongolez. Jam 100 për qind belg dhe 100 për qind kongolez. Kjo është pasuria ime!”.

Vitet e fundit, si një senator i partisë së etnisë franceze, trajneri Vilmots kishte krijuar mjaft përçarje në skuadër. Për të kaluar ndasitë politike, federata ia besoi stolin spanjollit Martinez që ka emigruar në Angli, që ka si asistent francezin me origjinë nga Ishujt Karaibe, Tierri Hanri dhe një përgatitës fizik nga Uellsi. Multi-etnia në stol ndihmoi në ribashkimin kulturor të të gjithë përfaqësueses belge.

Historia etnike e Francës është më e konsoliduar, me lojtarë si Mandanda e Umtiti të lindur në Afrikë por që luajnë me “blutë”, apo të tjerë si Pogba, vëllai i të cilit përfaqëson Guinenë. Një tjetër personazh si Aerola ka marrë pjesë në fushatën kundër racizmit. Për Belgjikën dhe Francëm Botërori i paragjykimeve duket më i vështirë për tu fituar se trofeu i vërtetë i Kupës së Botës. Sot, njësoj si 20 vjet më parë.

 

[Best_Wordpress_Gallery id=”3″ gal_title=”test”]

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *