Franca thyen “mallkimin” dhe arrin në gjysmëfinale

Franca është skuadra e parë që arrin të sigurojë kalimin në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. “Gjelat” mundën me rezultatin 2-0 Uruguain, falë golave të Varan dhe Grizman.

Francezëve u ka mjaftuar nga një gol në secilën pjesë për të kaluar një nga skuadrat që ka qenë makthi i tyre, pasi në 5 përballjet e fundit nuk kishin mundur që t’u shënonin asnjë gol. Grizman ishte protagonisti absolut në këtë sfidë, pasi shënoi golin e dytë dhe kontriboi në golin e parë.

Farnca tashmë pret kundërshtarin që do të dalë nga çifti Brazil-Belgjikë, që do të luhet në orën 20:00.

Ndalet këtu rrugëtimi i Uruguait, që ka bërë shumë mirë deri më tani, por ndaj Francës nuk mundi që të reagonte siç duhej, edhe për shkak të mungesës së Edinson Kavanit, i dëmtuar.

 

URUGUAI   0

FRANCË   2

Shënues: Varan 40?, Grizman 61?

61? – GOOOOL FRANCA! Grizman realizon golin e dytë për Francën. Sulmuesi francez goditi nga distanca, portieri

Muslera i pasigurt nuk e grushton siç duhet, duke  i ndryshuar drejtim topit i cili përfundoi në fundin e rrejtës. Një gafë që mund të peshojë shumë pasi “gjelat” janë shumë pranë gjysmëfinales.

40’ – GOOOOL FRANCAFranca kalon në avantazh me anë të qendërmbrojtësit Varan. Grizman harkon bukur nga një goditje dënimin dhe mbrojtësi depërton në mënyrë fantastike në zonën e Uruguait dhe me kokë i realizon golin që po vendos fatin e takimit deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *