(FOTOT) Marsejë-PSG, Cana e Sise nderohen në ndeshjen e vitit

Sot në mbrëmje në Francë sytë janë te Marsejë-PSG, një ndeshje që i kalon kufijtë e normales, ku futbolli përfshihet me rivalitetin e egër jashtë fushe dhe armiqësinë e përjetshme.

Sfida e sotme ka pasur një eveniment të veçantë para startit, sepse dy ish-futbollistë të famshëm të Marsejës, Lorik Cana dhe Xhibril Sise, kanë shkelmuar topin e parë nga qendra, duke u përshëndetur me tifozët tani që kanë varur këpucët në gozhdë. Sise ka luajtur te Marseja në periudhën 2006-2009, ndërsa Lorik Cana në sezonet 2005-2009.

Ndërkohë, tifozët e Marsejës, përpara ndeshjes së madhe, janë përleshur me policinë gjatë gjithë pasdites, duke shkaktuar edhe të plagosur. Vetëm në mbrëmje situata është qetësuar, ndërsa nuk raportohen përleshje me tifozët miq

https://www.youtube.com/watch?v=ATn3DzMsBf8

https://www.youtube.com/watch?v=nQDP6aT3uU8

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online