Ka kaluar një dekadë, edhe pse disa dokumente, revista të klubit, formacione apo edhe pusulla, kanë mbetur aty, bashkë me stola, tribuna qendrore dhe portat…
Anton Cicani
“Kam pasur fatin të shoh disa ndeshje në këtë stadium dhe mund të them që jam dashuruar. Jo sepse ishte i organizuar, jo sepse ishte modern, por sepse ishte zemra e një komuniteti, njësoj si një lokal kur futen dhe dalin të gjithë… Aty ku sheh komshinjtë, ata që ke inat, por edhe ata që të duan dhe i do”… Kështu do të shprehej një gazetar skocez teksa fliste me emocione për “Firs Park”, një stadium, një mit, që sot nuk është më në funksion, por që jeton “ende”…
Kositësja e barit ka mbetur aty, e ngrirë në kohë, teksa në atë që dikur ishte fusha e futbollit, sot është krijuar një kopsht me shumë lule dhe një panoramë e gjelbër që të qetëson sytë. Sigurisht, dilni në pranverë, atëherë kur tifozët e East Strilingshire F.C. kalojnë për të kujtuar ndonjëherë.
I themeluar në vitin 1921, në Falkirk, rruga Firs Street, “Firs Park” do të jetojë deri në vitin 2008, kur pamundësia për ta rregulluar dhe nevoja e një stadiumi modern, me më shumë vende (ishte vetëm 1800 vende dhe 200 ulëse) e detyron të mbyllet.
Ka kaluar një dekadë, edhe pse disa dokumente, revista të klubit, formacione apo edhe pusulla, kanë mbetur aty, bashkë me stola, tribuna qendrore dhe portat…