Valon Behrami nuk do të jetë më pjesë e përfaqësues së Zvicrës. Mesfushori me origjinë shqiptare ka njoftuar se nuk do të angazhohet me përfaqësuesen helene.
Nuk kanë munguar urimet e shumta nga shokët e tij të skuadrës, por dhe ngacmimet nuk kanë qenë të pakta. Fakti që ai zgjodhi Zvicrën dhe jo Shqipërinë e më vonë as Kosovës nuk i ka lënë shije të mirë tifozëve të cilët nuk kanë nguruar që ta ngacmojnë në këtë moment.
Tifogrupi më i madh i mbështetësve të Kombëtares, “Tifozat kuq e Zi” e ka thumbuar me një foto, kur Behrami luante i kundërshtar në “Qemal Stafa”, duke ironizuar me shkopin e tupanit që mbante në dore: “Shkopin e tupanit mund ta mbash kujtim”, shoqërohet fotoja e TKZ. Mesazhi është i qartë!