Fotografia që bëri xhiron e rrjeteve sociale, Ançeloti tregon se nuk pi puro: Ishte sa për foto me shokët e mi, lojtarët e Realit janë shokët e mi

Italiani i famshëm, Ançeloti, i çoi mbretërit në titullin e 35-të në Spanjë dhe në finalen e Champions League, ku skuadra madrilene kundër Liverpoolit do të ketë shansin për të fituar trofeun e 14-të të skuadrës më të mirë në Evropë. Reali festoi në fundjavë titullin e kampionit të La Ligës.  Atje është organizuar një paradë ceremoniale, në të cilën është fotografuar Ancelotti me puro në dorë, ndërsa pas tij janë futbollistët.

Trajneri madrilenë është pyetur për këtë foto pas arritjes në finalen e Champions League dhe ka shpjeguar se si ka ardhur.  “Unë nuk pi puro. Ishte vetëm për një foto me miqtë e mi, sepse këta futbollistë janë para së gjithash miqtë e mi”, tha Ancelotti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *