Analize taktike te Real-Manchester City/ Ançeloti fitoi me “lojtarin e padukshëm”, një lëvizje para Guardiolës me “asin nën mëngë” që ndaloi Grealish

Në ditën e mërkurë në “Corriere dello Sport” ka pasur një intervistë me Clarence Seedorf, ish-futbollisti i famshëm. Holandezi kishte veshur ngjyrat e Milanit nën drejtimin e Anceloti për shtatë vite dhe foli për italianin. Sipas Seedorf, Anceloti mund të përcjellë lehtësisht kompleksitetin taktik te futbollistët, kujdeset për ekuilibrin mes të mirës së ekipit dhe reparteve dhe më e rëndësishmja, mban kokën e ftohtë në momentet më të nxehta. Megjithatë, duke marrë parasysh qasjen e përgjithshme ndaj futbollit, është më afër Guardiolës. Katalanasi i përmbahet pikëpamjeve të futbollit direkt nga Benelux, nga ku erdhi mentori i Pep, Johann Cruyff, si dhe vetë Seedorf. Eksperti vlerësoi risitë që trajneri i Mançesterit ka futur dhe vazhdon të prezantojë në futboll. Ishte vertikaliteti, pra ecja përpara me topin, që doli të ishte një arm.ë jashtëzakonisht e fortë në ndeshjen e parë në Etihad Stadium.

Të dyja skuadrat, më veçanërisht Reali i Madridit, mundën të përdornin distanca shumë të mëdha midis formacioneve kundërshtare dhe sa hap e mbyll sytë të shtynin sulmin përpara në ndeshjen e parë. Në Santiago Bernabeu situata ishte krejtësisht ndryshe. Reali nuk ishte më i shpërndarë në një gjatësi të konsiderueshme të fushës, por mbajti një formacion të qëndrueshëm në bllokun e mbrojtjes së mesme dhe të ulët. Si rezultat, City nuk u lejua të luante si normalisht, gjë që do të thotë se anglezët gjuajtën vetëm një herë nga brenda zonës së penalltisë në pjesën e parë. Nga ana tjetër “qytetarët” reaguan mirë për humbjen e topit dhe në pak sekonda, gjysma e lojtarëve u rikthyen në vijën e topit. Në këtë mënyrë, të dyja skuadrat ndaluan njëra-tjetrën, gjë që padyshim favorizoi anglezët, të cilët hynë me avantazhin e një goli përpara.

Ançeloti ishte i detyruar për të fituar, kështu futi në fushë Rodrigon për të hequr Kros. Një lojtar i freskët që do t’i imponohej rivalit. Të dyja fazat e lojës u lidhën me radhë nga Rodrigo. Braziliani u rikthye shumë shpejt në “bazën e mbrojtjes”, ndihmoi Dani Carvajal. Anësori më pas pati një shans për të nisur një sulm të shpejtë nga ana anësore për shkak të dinamizmit dhe fuqisë së tij dhe freskisë pas daljes nga pankina. Në një situatë të tillë, Rodrigo nuk u dëshpërua as nga distanca e konsiderueshme nga porta e Edersonit, me detyrat që ishin shpeshherë edhe mbrojtëse.

Pas kalimit në sulm, Rodrigo prezantoi sjelljen e sulmuesit që paraqitet në tekstet shkollore. Fillimisht mori pjesë në krijimin e lojës nga thellësia e fushës, më pas kaloi mes mbrojtësve dhe mesfushorëve të Manchester City. Në këtë mënyrë asnjëri prej tyre nuk kishte kontroll të plotë mbi të. Kështu për kundërshtarët ishte e pamundur që të lexonin madrilenët.

Ndërkohë edhe Guardiola ka reaguar duke futur Jack Grealish, për të befasuar vendasit. Rezultoi zgjedhje e goditur pasi Grealish e përdor mirë topin, fitonte hapësira dhe krijoi jo pak raste të rrezikshme. Por edhe për këtë lëvizje të Guardiolës, Ançeloti e kishte një “as nën mëngë”. Falë futjes së tij, janë mbrojtur pikat e mbrojtjes dhe arriti të neutralizonte rrezikshmërinë e Grealish duke hequr jo pak herë aksionet e rrezikshme të Manchester City. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online