FOTO/ Uzuni shijon pushimet në Santorini, i tregon të gjithëve kush është golashënuesi më i mirë i kampionatit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Granada ka nisur stërvitjen, por në mesi e lojtarëve mungojnë Vajsmani dhe Myrto Uzuni. Sulmuesi shqiptar ka pasur nevojë për më tepër kohë për të pushuar pas angazhimeve që pati në muajin qershor me Kombëtaren. Lojtari nga Berati do i bashkohet grupit ditën e dielë, ndërsa ditët e fundit ka qenë duke shijuar pushimet e tij në Santorini.

Por edhe në kohën e tij të lirë Uzuni nuk e heq fanellën e Granadës. Lojtari shqiptar ka shpërndarë disa fotografi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku i mban veshur fanellën e Granadës. Në shpinën e tij lexohet fjala “pichichi”, e cila nënkupton golashënuesin më të mirë të kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *