Jurgen Goxha nuk ishte i pranishëm në fushën e blertë përballë Tiranës në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Sfidën e ka ndjekur nga tribuna, duke mbështetur prej aty mallakastriotët, të cilët edhe pse e kishin fituar përballjen e parë nuk ia dolën të preknin finalen. Në një shkrim të “Panorama Sport“ shkruhej se mbrojtësi e kishte shoqëruar ndeshjen me një birrë së bashku me miqtë e tij nga shkallët e stadiumit.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e vetë Jurgen Goxhës, i cili ka përdorur rrjetin e tij social në “Instagram“ për të ironizuar. “Uji duket si birrë për gazetën tonë të dashur“, shkruan lojtari i Bylisit teksa shpërndan foton ku shihet duke mbajtur një shishe ujë në dorë gjatë ndeshjes kundër Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/